Gecaj: Dhuna e Bulliqit, tregues se çfarë i pret qytetarët në një pushtet të anarkistëve

Aktuale

Gecaj: Dhuna e Bulliqit, tregues se çfarë i pret qytetarët në një pushtet të anarkistëve

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Bajram Gecaj dhe Agim Veliu

Zyrtari i lartë i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas sulmit që u raportua se kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri ndaj një qytetari në këtë komunë.

Gecaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë e dhuna e Bulliqit e provon më së miri sipas tij se çfarë i pret qytetarët në pushtet të Vetëvendosjes.

Të njëjtit, ai i quan “anarkistë”.

“Dhuna e Bull-iqit ndaj qytetarit në nevojë provon më së miri se çfarë i pret qytetarët nën një pushtet eventual të anarkistëve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat