E tmerrshme, të riut në Drenas ia presin kokën thikë si në filma – avokati Gazmend Halilaj publikon detaje të reja

Aktuale

E tmerrshme, të riut në Drenas ia presin kokën thikë si në filma – avokati Gazmend Halilaj publikon detaje të reja

Nga: N.Sh Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:25
Gazmend Halilaj

Një 19-vjeçar është therur me thikë ditë më parë në komunën e Drenasit.

Deri tek therja ka ardhur si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa të rinjve, ku 19-vjeçari u godit nga një mjet i fortë.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për këtë rast, kishte folur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.  Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo, pas katër dite, avokati Gazmend Halilaj ka dhënë detaje të reja.

Ai thotë se, kjo plagë ishte aq e madhe sa që për një centimetër ka shpëtuar.

Halilaj ka shkruar në Facebook, për rastin, por edhe është përgjigjur për gazetën “Bota sot”, ku tregoi se personi në fjalë ka marrë një plagë të madhe rreth 8 centimetra.

“Miq, krimi i së premtes në pikë të ditës në Drenas, ku një të riu iu pre “gjysma kokës” dhe heshtja totale e të gjitha institucioneve, tregon që -Krimi në këtë komunë ka kaluar në normalitet-.

Si avokat i viktimës do ngriti Kallzim Penal ndaj të gjithë atyre që janë të thirrur të parandalojnë krimin e që deri sot nuk ka ndodh asnjëherë.

Mbi 400.000, djem dhe vajza duke iu vra shpresën morën rrugët e botës, ndërsa një pjesë e vogël që ka ngel këtu, t' iu pritet gjysma kokës dhe mos ketë asnjë përgjegjësi ligjore tek askush, kjo është e pa pranueshme.

Një pjesë të fajit e kemi edhe ne, që heshtim pasi na ka hy frika në palcë tani e (20) vite”, ka shkruan avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat