Këto janë katër veturat luksoze të Endrit Shalës, kapin vlerën mbi 54 mijë euro

Aktuale

Këto janë katër veturat luksoze të Endrit Shalës, kapin vlerën mbi 54 mijë euro

Nga: H.O. Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:52
Vetura e Endrit Shales

Endrit Shala është zyrtar i Nismës Socialdemakrate. Ai ishte Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dikur, e në legjislaturën e fundit ishte deputet.

Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai e ka deklaruar pasurinë e paluajtshme në vlerën 610 mijë euro, duke tejkaluar kështu gjysëm milionshin, në pronësi të përbashkët me familjen e tij.

Mirëpo, ajo që bie në sy është deklarimi i veturave, ku ai ka përfshirë katër prej tyre.

Endrit Shala ka deklaruar se posedon një veturë VË Polo në vlerë 4.500 euro, një Passat 15 mijë euro, një Golf 6 10 mijë euro dhe një Mercedes E Class 25 mijë euro. Të gjitha këto vetura kapin vlerën 54 mijë e 500 euro.

Mbi 98 mijë euro janë kursimet e tij në bankë, që janë në pronësi të tij dhe familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat