Kështu zgjodhën të vishen bashkëshortet e liderëve politik sot gjatë procesit të votimit

Aktuale

Kështu zgjodhën të vishen bashkëshortet e liderëve politik sot gjatë procesit të votimit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot po mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Liderët e partive politike kanë votuar në Qendrat e Votimit.

Bashkë me ta, natyrisht se ishin edhe bashkëshortet e tyre. Si në çdo zgjedhje edhe këtë vit me politikanët tanë krah tyre nuk munguan edhe gratë e tyre.

Përveç tjerash, ajo se çka mori vëmendje gjatë votimit të liderëve ishin edhe veshjet e bashkëshorteve.

Bashkëshortja e kandidatit për kryeministër, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, Remzie Shahini-Hoxhaj kishte zgjedhur një fustan të gjatë me ngjyrë të bardh dhe të zezë.

Kandidati tjetër nga partia Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ishte me gruan e tij Servete Ukaj-Hoti në momentin e votimit. Ajo kishte veshur një veshje me ngjyrë të zezë.

Servete Hoti, kishte zgjedhur një veshje elegante, pantolla dhe një pallto kombinim me çizme të shkurtra.

Lideri i AAK-së, kandidati për president Ramush Haradinaj hedhi votën me gruan e tij Anitën, edhe bashkëshortja e tij kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë të zezë.

Kandidati për kryeministër nga partia Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ishte bashkë me gruan Ritën në votim. Për dallim nga bashkëshortet e tjera të kandidatëve, Rita qëndroi jashtë klasës se ku votoi Kurti kjo për arsye se ajo nuk ka të drejtë vote pasi që nuk është qytetare e Kosovës, megjithatë ajo e përcjelli bashkëshortin e saj në votim.

Theksojmë se, bashkëshortja e Kurtit kishte veshur një pallto të gjatë me ngjyrë të zezë dhe pantolla, kombinim me çizme.

Ndryshe, sot me 14 shkurt po mbahen zgjedhjet në Kosovë ku do të zgjedhet kryeministri i vendit.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat