​VV mbi 157.000 vota më shumë se më 6 tetor, LDK rreth 102.000 më pak, edhe PDK e AAK kanë rënie

Aktuale

​VV mbi 157.000 vota më shumë se më 6 tetor, LDK rreth 102.000 më pak, edhe PDK e AAK kanë rënie

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 06:47
Albin Kurti

(E plotësuar 00:32) - KQZ ka përfunduar numrin e votave nga 2.382 qendra votimi në Kosovë, sipas të cilave partia e Albin Kurtit ka marrë 378.550 vota ose 47.85 për qind, derisa në zgjedhjet e 6 tetorit kishte 220.811 vota, që do të thotë se ka ngritur numrin e votave për 157.739 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 137.722 vota ose 17.41 për qind. PDK në zgjedhjet 2019 u rendit e treta, me 178 mijë e 645 vota ose 21.23 për qind, që do të thotë se pavarësisht se kaloi LDK-në në këto zgjedhje, ajo ka shënuar rënie për 40.923 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rezultatin e saj më të dobët deri më tash duke u renditur e treta me 103.507 vota ose 13.08 për qind. LDK më 6 tetor 2019 ishte e dyta me 206.458 vota ose 24.45 për qind. Kjo parti, nga kreu i së cilës të hënën dha dorëheqje Isa Mustafa, ka 102.951 vota më pak.

AAK, partia e Ramush Haradinajt që kandidon për president, ka marrë 58.743 vota ose 7.43 për qind. AAK në zgjedhjet 2019 ishte në garë në koalicion me PSD dhe së bashku morën 96.883 vota ose 11.47 për qind, ndërsa në vitin 2014 kur edhe garoi e vetme, AAK kishte arritur të sigurojë vetëm 9.54 për qind apo 69 mijë e 793 vota, që do të thotë se edhe kjo parti ka rënie të dukshme.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 20.535 vota ose 2.60 për qind, derisa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 garoi si koalicion me AKR-PD duke fituar 5,002% për qind apo 42.083 vota. Nisma në zgjedhjet e vitit 2014 kishte siguruar 37 mijë e 680 vota apo 5.15 për qind.

Ndryshe në rezultatet e KQZ-së nuk janë të përfshira edhe votat me kusht, ato me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë: Vetëvendosja 47,85% - kjo është përqindja e partive tjera

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet e Kosovës.

Nga numërimi i tërësishëm i rezultateve, subjekti fitues i zgjedhjeve, Vetëvendosja ka marrë 47,85 për qind të votave.

Pas kësaj partie, vendin e dytë e zë PDK, me 17,41 për qind. Pas PDK’së radhitet LDK’ja me 13,08 për qind.

Image

Ndërkaq, AAK ka marrë 7,43 për qind, teksa Nisma Socialdemokrate 2,60 për qind.

Pas kësaj procedure, fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë.

Image

LIVE: ​Numërohen 99.92% e votave, kjo është përqindja e partive

Nga 99.92 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.85 për qind ose 378.319 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind ose 137.634 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.07 për qind ose 103.341, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.42 për qind ose 58.673, Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind ose 20.522.

Detajet nga faqja zyrtare e KQZ-së.

Image

Numërohen 99,72% e votave, këto janë rezultatet e fundit, LDK pëson edhe një rënie

Po vazhdon numërimi i votave. Kur janë numëruar 99,72% të votave vazhdon të prijë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.

Në vendin e dytë renditet PDK e cila ka marrë 17.40 për qind të votave.

Ndërkohë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila vazhdon të pësoj rënie. Ajo ka marrë 13.08 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt ka marrë 7.40 për qind derisa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2.60 për qind pa asnjë mundësi për të kaluar pragun.

Image

***

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Në një lidhje direkte, ai ka treguar se kanë mbetur edhe 19 vendvotime të dhënat e të cilave ende nuk janë publikuar në web-faqen e KQZ-së.

“Mbrëmë rreth mesnatës ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë vendin, nuk ka ndonjë vendvotim që ka mbetur pa u numëruar”.

“Janë vetëm 19 prej tyre që të dhënat ende nuk janë transmetuar në web-faqe”.

Deri më tani, VV: 377. 072 vota, me për qindje 47.89.

PDK: 136. 711 vota, me për qindje 17.36.

LDK: 103. 002 vota, ose 13.08 me për qindje.

AAK: 58. 281 vota, me për qindje 7.40.

NISMA: 20.366 vota, ose në për qindje 2.59.

Image

Vetëm në këto tri komuna nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave

Në tri komuna të Kosovës është duke vazhduar numërimi i votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numërimi i votave është duke vazhduar në Komunën e Prizrenit, Prishtinës dhe Lipjanit.

Ndërkohë, në të gjitha komuna e tjera të Kosovës ka përfunduar ky proces.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar mbi 99 për qind të votave

Pos këtyre, kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga diaspora e atyre me kusht.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.23 % të votave.

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të prijë me 47. 88% të votave, e dyta PDK-ja, me 17,36%.

Ndërsa LDK-ja ka 13,08% të votave, përcjell Bota sot.

Image

 

Këtu mund të ndiqeni rezultatet LIVE.

(10:50) - KQZ ka numëruar tashmë 98.56% të votave. Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.21% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.33% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.17% të votave.

Aktualisht AAK ka 7.43% të votave.

Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Image

 

Këtu mund të ndiqeni rezultatet LIVE.

(08.30) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 98,24%të votave deri më tani. Nga të dhënat e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48.17%, PDK-ja 17.35 %, LDK-ja 13.18%, AAK-ja 7.42% dhe Nisma 2.59%.

Image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 97,77% të votave deri më tani. Nga të dhënat e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48.19%, PDK-ja 17.33 %, LDK-ja 13.17%, AAK-ja 7.41% dhe Nisma 2.60%.

Image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 97,70% të votave deri më tani. Nga të dhënat më të reja, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48.19%, PDK-ja 17.32 %, LDK-ja 13.18%, AAK-ja 7.42% dhe Nisma 2.60%.

Image

Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, ku janë numëruar 97,49% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar rreth 48.19% të votave, PDK 17.32% të votave, LDK 13,19%, AAK 7,40%, dhe Nisma 2,59%.

Image

KQZ numëron 97% të votave, këto janë rezultatet LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar deri në orën 06 të mëngjesit mbi 97% të votave.

Edhe këto rezultatet e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, duke u ngritur në përqindje.

Pas LVV-së, vjen PDK-ja, më pas LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma që nuk e kalon pragun zgjedhor.

Lexoni poashtu:

Vetëvendosje e PDK ishin në garë të ngushtë për këtë komunë

KQZ ka numëruar 97% të votave dhe rezultatet janë si vijon:

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48.17% të votave, PDK ka fituar 17.32%, LDK 13.18%, AAK ka fituar 7.40%, ndërsa Nisma vetëm 2.59%.

Image

Këtu mund të ndiqeni rezultatet LIVE./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat