Miftaraj tregon se çka pret nga qeverisja e VV-së, në sistemin e drejtësisë

Aktuale

Miftaraj tregon se çka pret nga qeverisja e VV-së, në sistemin e drejtësisë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka treguar se çka pret nga Lëvizja Vetëvendosje në sitemin e drejtësisë, pas fitores së saj në zgjedhjet e mbrëmshme.

Miftaraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka listuar veprimet që i pret nga qeveria në ardhje e Kurtit.

Më poshtë mund t'i lexoni pritjet e Miftarajt:

1. Miratimi i Strategjisë për Sektorin e Sundimit të Ligjit, proces qe do te zgjas se paku pesë vite zbatim.

2. Procesi i Vettingut ne Polici, Prokurori, Gjykata, KGJK, KPK dhe Gjykate Kushtetuese.

Duhet te behen ndryshimet kushtetuese.

Duhet te miratohet ligji per Vetting.

Ne menyre te koordinuar, planifikuar dhe mire organizuar te filloj zbatimi praktik i Vettingut.

Faza e pare duke filluar nga KGJK dhe KPK, Gjykate Kushtetuese, Gjykaten Supreme dhe ZKPK.

Faza e dyte Gjykata e Apelit, PSRK, Prokuroria e Apelit dhe menaxhmenti i Policise.

Faza e trete gjykatat dhe prokurorite themelore.

Paralelisht shpallen konkurse per police, prokurore, gjykates dhe prokurore. Pozitat qe mbeten te lira nga Vettingu plotesohen me njerez te rinj me integritet dhe profesioniste te fushes.

Vettingu nuk behet me eksperte te Kosoves por me eksperte amerikane, britanik dhe gjerman, me ekspertize ne Keshillin e Evropes, GJEDNJ, praktike ne çeshtje civile, penale dhe administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat