Zyrtari i LDK-së reagon ashpër ndaj kryesisë: Reflektoni, populli vendosi që ju të mos jeni më në krye

Aktuale

Zyrtari i LDK-së reagon ashpër ndaj kryesisë: Reflektoni, populli vendosi që ju të mos jeni më në krye

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 14:07
Dren Hyseni

Anëtari i kryesisë së Degës së II-të të LDK-së, Dren Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë, Isa Mustafa dhe kryesisë së partisë, pas rezultatit të zgjedhjeve, ku LDK doli parti e tretë me 13 për qind të votave.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo sot nuk është LDK e tij por e individëve të papërgjegjshëm që shikojnë vetëm interesat e veta, përcjell Bota sot.

Hyseni ka thënë se e do frymën e tij, të LDK-së së vërtetë, derisa ka kërkuar që të mos luajnë me mundin e djersën e tij, të mos i nënçmojnë ditët e netët e tij, që nuk u ndalën në çdo cep të Kosovës, duke kërkuar besimin e qytetarëve.

Ai ka kërkuar nga kryesia që të reflektojnë, duke shtuar se populli ka vendosur, që sot ata të mos jenë më në krye.

Postimi i tij i plotë:

E kjo sot nuk është LDK-ja ime, nuk është as LDK-ja jote. Kjo, sot, është LDK e individëve të papërgjegjshëm që shikojnë vetëm interesat e veta.

Unë dua frymën time, të LDK-së së vërtetë, dua njerëzit e mirë e të sinqertë, jo të padëshiruarit.

Mos luani me mundin e djersën time, mos i nënçmoni ditët e netët e mia, që nuk u ndala, dhe jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë nuk u ndalëm, duke kërkuar besimin e gjithsecilit, në çdo skaj të Kosovës.

Reflektoni, e deri në momentin e reflektimit do të ndjehem i detyruar të bojkotoj partinë e të gjithëve, e jo vetëm tënden e disave.

Populli vendosi sot për ju, që ju të mos jeni më aty, në krye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat