Gashi jep emrat: Ja dy figurat që e shpëtuan PDK-në me fytyrë - do të katandisej ndoshta edhe më keq se LDK

Aktuale

Gashi jep emrat: Ja dy figurat që e shpëtuan PDK-në me fytyrë - do të katandisej ndoshta edhe më keq se LDK

Nga: N. H Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Partia Demokratike e Kosovës

Analisti politik, Astrit Gashi, ka bërë një koment, pas rezultateve të mbrëmshme të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai është i mendimit se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Drenica e nxorën PDK-në me fytyrë nga ky proces zgjedhor.

Madje, ai mendon se për hatër të këtyre figurave kjo parti mori këto voto, pasi sipas tij, PDK-ja do të katandisej ndoshta edhe më keq se LDK.

Ja shkrimi i tij:

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Drenica e nxorën PDK me fytyrë nga proces zgjedhor. Po të mos ishin këta dhe rajoni i Drenicës (Skenderaji e Drenasi që mbeten bastione) që votoi edhe për hatër të këtyre figurave, PDK do të katandisej ndoshta edhe më keq se LDK.

PDK sigurisht se duhet të vazhdoj procesin e reformimit për të reflektuar nga e kaluara dhe për të qenë parti në hap më të ardhmen, por mësimi i nxjerrur nga këto zgjedhje është se do të gabonte fort nëse në krye te partisë nuk vjen një figure reformatore me një bazament nga aty ku elektorati është më besniku!

Çdo eksperiment tjetër do të ishte fatal për ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat