Kurti: Familja Jashari na e përkujton sesa është i lartë çmimi për liri

Aktuale

Kurti: Familja Jashari na e përkujton sesa është i lartë çmimi për liri

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se familja Jashari është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që e përkujton sesa i lartë është çmimi për liri.

Kurti, gjatë homazheve në kompleksin memorial “Adem Jashari” ka thënë se sot festohet 13 vjetori i Pavarësisë që i ka rrënjët tek gjaku i martirëve dhe dëshmorëve.

“Tre breza të familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan për liri, gjysma e kësaj familje që ranë ishin burra dhe gjysma tjetër ishin gra dhe fëmijë”.

“Duke u rikthyer në këtë vend, ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin tonë demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë në institucione, sepse i tillë është amaneti i dëshmorëve por edhe dëshirat dhe nevojat e popullit shqiptar janë të tilla”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat