Ramush Haradinaj president, ja reagimi i familjes së veprimtarit të vrarë të LDK-së

Aktuale

Ramush Haradinaj president, ja reagimi i familjes së veprimtarit të vrarë të LDK-së

Nga: N.SH Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:48
Ramush Haradinaj

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, thotë se, koalicioni i Albin Kurtit me Vjosa Osmanin do të formojnë institucionet. Familja Imeri, në një postim në Facebook, thotë se, nga përvoja jemi mësuar se politikanët e pazareve në mesnatës që shkelin vullnetin e popullit, posa i marrin votat nuk u besohet më.

Kjo familje, e ka komentuar një deklaratë të Donika Gërvalles e cila ka thënë se Ramush Haradinaj nuk vije në shprehje që të bëhet President me 7% të votave.

Sipas kësaj familje, pas numërimit të të gjitha votave, atëherë Ramush Haradinaj do të shëtitet majave të maleve.

Postimi i plotë:

Koalicioni Guxo Krejt dhe Drejtë duhet të formoj institucionet pa ata që mund të ia inskenojnë ndonjë kurthe gjatë rrugëtimit. Përvoja na ka mësuar se politikanëve të pazareve të mesnatës që shkelin në vullnetin e popullit posa të marrin votat nuk u besohet. Ditë më parë Zonja Donika Gërvalla e tha qartë se Ramush Haradinaj nuk vjenë në shprehje të bëhet President me 7% të votave! Madje, e tha troç se 'kërkesa e tij për President nuk është moralshme' dhe nëse votat mbetura që nuk janë numëruar akoma të diasporës i shkojnë koalicionit Guxo Krejt dhe Drejtë d.m.th. Rambo do të shëtitet majave të maleve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat