Baraliu: Kurti kishte qasje të gabuar ndaj administratës amerikane

Aktuale

Baraliu: Kurti kishte qasje të gabuar ndaj administratës amerikane

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:36
Albin Kurti

Analisti Bleron Baraliu ka thënë se lideri i VV’së ka pasur një qasje të gabuar ndaj administratës amerikane.

“Sa i përket qasjes dhe portokollit ndaj administratës amerikane, unë mendoj që Albin Kurti e ka pas qasjen e gabuar”, thotë Baraliu, ndërkaq aktivisti Rron Gjinovci i thotë se “Sot Albini është njeri më i votum në Ballkan, ata s'janë hiq kërkah”.

Megjithkëtë Baraliu thotë se nënshtrimi që i kanë bërë politikanët e Kosovës ndaj amerikanëve ka qenë e gërditshme, ndërsa thotë se lideri i VV’së, Albin Kurti ka arritë ta ndërrojë këtë qëndrim.

“Çdo njeri që më njeh apo më kanë përcjell, ata e dinë se unë e urrej sinkofantizmin (sahanlëpirja ose nënshtrimi) mbi të gjitha. E sinkofantizmi i politikanëve kosovarë ka qenë gjithmonë në nivelin, për mua si person që muj me thon jam krenar që jam shqiptar, ka qenë jo vetëm zhgënjyes por edhe i gërditshëm.

Albin Kurti e ka ndërru qat qëndrim edhe i ka dhon njerëzve krenari. Mirëpo ka mujt me vallëzu pak në të dy anët”, thotë Bajraliu.

Ai shton se nuk duhet kryqëzuar njerëzit që kanë punuar me administratën amerikane, pavarëësisht sa katastrofal ka qenë administratori.

“Nuk ia vlen me kryqëzu njerëzit të cilët kanë punuar me administratën amerikane, pavarësisht sa katastrofal ka mujt me qenë administratori që ka qenë në atë pozitë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat