Konjufca nuk përjashton koalicion me partitë shqiptare: E kemi edhe një opsion tjetër, ky do të jetë kryeministri

Aktuale

Konjufca nuk përjashton koalicion me partitë shqiptare: E kemi edhe një opsion tjetër, ky do të jetë kryeministri

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 00:14
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka deklaruar se në rast se nevojitet një stabilitet më i gjerë qeverisës, do të mund të hynin në koalicion edhe me ndonjë parti shqiptare.

‘’Me partitë shqiptare, nëse na duhen dhe shohim për një stabilitet më të gjërë, bisedojmë.

Por deri tash qysh po tregojnë numrat, mund të shihet që me 2 deputetë që kanë qenë pjesë e qeverisë Kurti më 2020, të pakicave joserbe. Me ndonjërin prej tyre do ta bëjmë qeverinë’’, ka thënë Konjufca në një debat.

‘’Pa fije dyshimi do të jetë Kurti i zgjedhur si kryeministër’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat