Flet Arben Gashi, tregon a ka ambicie për pozitën kryetarit të LDK-së

Aktuale

Flet Arben Gashi, tregon a ka ambicie për pozitën kryetarit të LDK-së

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:51
Arben Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka pësuar një goditje të fortë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke marrë hiç më shumë se 13 përqind të votave (pa ato të diasporës).

Se ky rezultat është shumë i dobët, dhe jashtë çdo parashikimi për këtë parti, e pohojnë edhe kryesia dhe tërë anëtarësia e saj.

Reflektim i kësaj situate një ditë më pas ishte dorëheqja e dhënë nga kreu i saj Isa Mustafa dhe tërë kryesia e partisë, të cilët kanë lëshuar rrugë që tashmë LDK-ja të ketë një udhëheqje të re.

Njëri nga figurat kryesore të LDK-së, Arben Gashi e që në legjislaturën e kaluar ishte shef i grupit parlamentar, ka thënë për media se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurti ishte jo i kënaqshëm, por se ka thënë se do të marrin veprime konkrete për këtë në ditët në vijim.

“Rezultati i zgjedhjeve, është një rezultat jo i kënaqshëm për të cilin ne do t’i marrim vendimet e duhura në ditët në vazhdim”, tha Gashi.

Ndërsa se a është në ambiciet e tij pozita e të parit të LDK-së, Gashi dha këtë përgjigje. “Kjo mbetet të shihet, do ta diskutojmë këtë çështjen brenda grupeve partiake dhe grupeve shoqërore”, theksoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat