Pas rezultatit të dobët në zgjedhje, vjen një tjetër dorëheqje e madhe në LDK

Aktuale

Pas rezultatit të dobët në zgjedhje, vjen një tjetër dorëheqje e madhe në LDK

Nga: N. H Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit ka përjetuar rezultatin më të dobët në historinë e saj si subjekt politik.

E, pas këtij debakli të pësuar, nuk kanë të ndalur dorëheqjet në këtë parti.

Hysni Gërguri, kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri, ka njoftuar në këto momente se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

Gërguri një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook. Ai deklaron se e ka ndier si obligim moral dorëheqjen nga pozita e deritanishme.

Ja dorëheqja e tij e plotë:

Image
Hysni Gërguri

NJOFTIM:

Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal), e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës).

Unë e kam marrur udhëheqjen e Degës në gjendje shumë të rëndë në vitin 2010, me shumë grupacione, pas thyerjes së Degës në vitin 2004 dhe humbjes “në tavolinë “, te pushtetit Komunal edhe pse LDK e ka patur të fituar deri në vitin 2007, si dhe pas thyerjes së LDK-së në nivelin qendror në vitin 2006.

Bashkërisht me strukturat e mirëfillta kemi arrijtë që ta stabilizojmë Degën, duke ju dhënë hapësirë të gjithëve, në veçanti të rinjëve dhe femrës dhe si rezultat i kësaj i fituam zgjedhjet Komunale në vitin 2017.

Pa modesti vlen te thekësoj kontributin financiar për Degën të cilën gjë e dijnë qytetarët e Vushtrrisë dhe niveli qendror i LDK- së, kontributin financiar për Sportin e Vushtrrisë, kontributin 40 vjeqar si mjek dhe si Specialist -Radiolog, kontributin në sindikatën e pavarur në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri nga viti 1990,pastaj si Drejtor Komunal për Shëndetësi në pushtetin e atëhershëm paralel, si dhe kontributin tim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999.

Falenderoj me respekt e nderim të gjithë përkrahësitë e mi, jo vetëm në këto zgjedhje që më mbështetën me votën e tyre e cila për mua do të mbetet gjithmonë si një vlerësim i shenjët.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnik te LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vite sa isha Kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.

Jap dorëheqje edhe nga asambleisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për ta dëshmuar edhe njëherë, që në funksione të LDK-së, nuk kam qëndruar për interesa të ngushta personale,sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për mua ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal.

Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do ti qëndroj besnik LDK-së.

Me respekt nga Dr. Hysni Gërguri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat