Paralajmërohet rritje e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Paralajmërohet rritje e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Armend Zemaj

(E plotësuar 12:11) - Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me COVID-19, synojmë zero raste pozitive

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve.

Këto komente Ramadani i bëri gjatë takimit të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

“Në dy javët e fundit kemi ulje të rasteve pozitive, një zvogëlim të rasteve të vdekjeve. Infektushmeria është stabilizu, nuk ka shpërthim të infektimeve”, ka thënë ai.

Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID-19 duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët.

“Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai.

Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat antiCOVID, dhe se ekipet janë gati.

Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të koranavirusit.

***

Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, është mbajtur takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Me këtë rast, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShPK), Naser Ramadani ka thënë se janë duke hulumtuar variantin e ri të COVID-19.

Ai po ashtu ka theksuar se janë duke punuar në strategjinë për vaksinimin e pacientëve me vaksinën anti-COVID.

Sipas tij, ekipet janë gati dhe vetëm po presin që vaksina të vije në Kosovë.

“Ne po bëjmë gjurmimin e veçantë në shkollat e Kosovës. Kemi vazhduar të japim rekomandime për bartje obligative të maskave deri në rastin 0. Kemi kapacitete të shumëfishuara të testimit me real time PCR. Ekipet të vaksinim janë gati dhe po presim vaksinat”, ka deklaruar ai.

21 pacientë më COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka treguar se vetëm sot 526 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së, si dhe në spitalet rajonale në Kosovë.

Në takimin e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, Krasniqi tha se nga 1 janari deri më sot, numri i pacientëve në këto klinika dhe spitale sillet rreth 500.

“Situata paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Nga 1 janari deri më sot numri i pacientëve në klinika COVID në QKUK  dhe në spitalet rajonale sillet rreth 500. Sot më 22 shkurt janë të shtrirë 526 pacientë, prej tyre 370 me oksigjeno terapi, 21 në gjendje me të rëndë, 7 në respiratorë në gjendje më të rëndë dhe 24 ventilim mekanik”, ka treguar ai.

Krasniqi ka folur edhe për furnizimin me barna të cilat janë të nevojshme për pacientët me koronavirus, derisa ka thënë se kanë furnizim me barnat e nevojshme.

***

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, ka folur për situatën epidemiologjike në vend.

Zemaj tha se duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publiken të Kosovës, gjendja me pandeminë është nën kontroll.

“Nëpërmjet të dhënave të mbledhura nga IKSHPK gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe nuk ka tendenca për asnjë alarm të çfarëdo natyre. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike në dy javët e fundit për 1.16 për qind, por me shenja të mundësisë së rritjes së rasteve pozitive në këtë javë”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka folur për skenarët e paraqitur nga IKSHPK’ja, ku tregohet për parashikimin e gjendjes me pandeminë gjatë ditëve të ardhshme.

“Janë tre skenarë që janë paraqitur nga IKSHPK, sipas skenarit të lehtë, shkalla e goditjes do të jetë 1 për qind, me shkallë të vdekshmërisë 3.3 për qind. Në skenarin e mesëm, shkalla e goditjes do të jetë 2 për qind, me shkallë të vdekshmërisë 5.3 për qind. Dhe skenari më I ashpër bazuar në statistikat e situatës epidemiologjike aktuale me COVID-19 në rajon dhe botë, shkalla e goditjes pritet të jetë 3 për qind e popullatës me një shkallë të vdekshmërisë prej 7.1 për qind”, ka deklaruar Zemaj.

“Sipas projeksionit të Institutit, deri më 21 shkurt, duke marrë për bazë numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19, numri I të sëmurëve do të variojë prej 312 deri në 321 raste,  mesatarja 317 raste në 100 mijë banorë, që do të paraqiste një rritje prej 6.9 për qind, kurse numri i të vdekurve 4 deri në 5 raste të vdekjes”, ka bërë të ditur Zemaj.

Zemaj: Duhet të vazhdohen masat rigoroze kundër COVID-19

Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj është mbajtur sot takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Me këtë rast, ministrI Zemaj tha se duke u bazuar në situatën aktuale me pandeminë, duhet të vazhdohen masat rigoroze duke u klasifikuar në tri kategoritë e rrezikshmërisë.

Ai ka thënë se sot do të vlerësojnë ecurinë e menaxhimit të situatës me pandeminë, si dhe do të njoftohen me planet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Bazuar në situatën dhe me të njëjtat standarte duhet të vazhdohen masat rigoroze por edhe përkufizimi i lëvizjes duke i klasifikuar sipas tri kategorive. Duhet të vazhdoj zbatimi i vendimeve të Qeverisë me kontroll rigoroz nga inspektorati, dhe të ketë kufizime në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të njerërzve. Ne do të kërkojmë raport edhe nga policia”, ka thënë ai.

Zemaj ka thënë se në mënyrë rigoroze duhet të respektohen masat në institucionet publike dhe private.

“Në mënyrë rigorozë të respektohen masat në institucionet publike dhe private. Të bëhet

ajrosja dhe dezinfektimi. Inspektoratet sanitare të zbatojnë ligjin anti-COVID dhe të merren masa”, ka shtuar ai.

Zemaj ka thënë se janë duke u angazhuar edhe në sigurimin e vaksinës për 75 për qind të popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat