Gashi për rrahjen e djalit të Rashiq: Skenar i Serbisë, institucionet e Kosovës të mos bien pre e kësaj

Aktuale

Gashi për rrahjen e djalit të Rashiq: Skenar i Serbisë, institucionet e Kosovës të mos bien pre e kësaj

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 00:37
Ish-zëvendësministëri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi

Ish-zëvendësministëri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka thënë se nuk i beson aspak incidentit të sotëm ku u rrah djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Gashi të gjithë ngjarjen e quajti skenar të Serbisë teksa bëri thirrje që institucionet e Kosovës të mos bien pre e këtyre inskenimeve.

“Ne e dënojmë çdo dhunë që ndodhë në ambientet e arsimit në Republikën e Kosovës të cilitdo komunitet. Por, si njohës i mirë i rrethanave në zonën e Graçanicës e shoh si skenar tjetër për shkak se Qeveria e Serbisë duke parë në detaje situatën e serbëve që nuk janë në Listën Serbe ka krijuar një azhurnim tjetër që do ta bëjë publike”.

“Me shuarjen e strukturave paralele dhe me marrëveshjen që ka ndodhur në Bruksel po arrijnë që në mënyrë indirekte po këta politikanë duke nisur nga Petroviq dhe shumë të tjerë ka instaluar me paga në Qeverinë e Kosovës që do të thotë se i ka nën kontroll të plotë”, u shpreh Gashi.

“Këto skenare i shkojnë në favor Serbisë jo Kosovës, kjo është pjesë e brendshme e inskenimeve që ne njohësit e sigurisë nuk bimë në provokime dhe deklarimet e çarqeve të caktuara”.

Gashi mes tjerash tha se Rashiq ka bashkëpunim të ngushtë me Beogradin teksa e quajti edhe të rekrutuar.

“Rashiq jo që bashkëpunon për është në strukturat e sigurisë dhe mund të them për herë të parë në çarqet e shërbimit ushtarak është i rekrutuar në Serbi”.

“Lidershipi ynë nuk guxon të bie në provokime të tilla duhet dënuar çdo dhunë brenda shkollave. Por, qeveria e re që do të vije duhet të ketë përmasa strategjike që vendet e rezervuara [për serbët] të largohen njëherë e përgjithmonë nga Kuvendi i Kosovës”.

Gashi tutje tha se ky rast nuk është aspak politik dhe ripërsëriti se gjithça është inskenim i Serbisë.

Po ashtu Gashi tutje foli edhe për reagimin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku dënoi sulmin.

“Kurti dëshiron të mbajë një balancë ndëretnik mes komuniteteve serbeve dhe nuk i njeh rrethanat e Nenad Rashiq, i cili tërë natën luan kumar ilegalisht me strukturat serbe në Graçanicë. Edhe zotëri Kurti duhet të ketë shumë kujdes”, tha mes tjerash Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat