Thaçi i gatshëm për bast publik: Mbi 90% në Kosovë duan bashkim kombëtar

Aktuale

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:21
Jusuf Thaçi

Opinionisti Jusuf Thaçi ka thënë se nëse largohet ideja që kjo ide imponohet nga faktorët ndërkombëtar, përqindja e njerëzve që mbështesin idenë e bashkimit kombëtar shkon në mbi 90 për qind.

Ai ka vënë bast publik për këtë në emisionin ‘Pressing’, teksa ka thënë se një ide e këtillë nuk bën të demonizohet.

“Kur ia hjekim frikën që kjo ide imponohet, unë jam i bindur që ideja e bashkimit kombëtar shkon mbi 90 për qind dhe unë vë bast për këtë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka kategorizuar edhe motivet që ekzistojnë për bashkimin kombëtar.

Thaçi i gatshëm për bast publik: Mbi 90% në Kosovë duan bashkim kombëtar

Opinionisti Jusuf Thaçi ka thënë se nëse largohet ideja që kjo ide imponohet nga faktorët ndërkombëtar, përqindja e njerëzve që mbështesin idenë e bashkimit kombëtar shkon në mbi 90 për qind.

Ai ka vënë bast publik, teksa ka thënë se një ide e këtillë nuk bën të demonizohet, shkruan Gazeta Express.

“Kur ia hjekim frikën që kjo ide imponohet, unë jam i bindur që ideja e bashkimit kombëtar shkon mbi 90 për qind dhe unë vë bast për këtë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka kategorizuar edhe motivet që ekzistojnë për bashkimin kombëtar.

“Nuk ka asnjë arsye racionale me e demonizu bashkimin kombëtar. Po, mos të harrojmë diçka, janë një varg kategorish njerëzit që kanë motive të ndryshme sa i përket bashkimit kombëtar. Ka kategori të njerëzve që motiv e kanë për arsye ekonomike, emocionale, të sigurisë, e kështu me radhë”, ka shtuar opinionisti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat