Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, përmes një postimi në facebook ka sulmuar ashpër sot kandidatin për deputet të LDK-së, Besian Mustafa, i cili përmes një letre publike ka kritikuar partinë e tij pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ata e kanë quajtur demagog Besian Mustafën.
“Letra e Besain Mustafes është letër e një demagogu te vonuar dhe te 'penduar' i cili posa te viie ne pushtet partiak vazhdon avazin e vjetër...'akademinë politike ' me te cilën i ka rritur(regjur) lideri Mustafa“, thuhet në reagimin e familjes Imeri.
E ndaj tyre ka reaguar menjëherë ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, i cili i ka dal në mbrojtje Besian Mustafës, i cili është edhe Ministër në detyrë i Bujqësisë.
Ky është komenti nga Gani Geci:
I nderuar Haki Imeri Besian Mustafa ishte një ministër i LDK-së dhe kur je ministër është normale ta mbrosh atë që te emëroj!
Pse është normale sepse edhe je nen urdhera te atij qe të emroj por ju e dini qe kishte te atill ne LDK qe mbronin LDK en dhe nuk mbronin as Isa Mustafen as Vjosa Osmanin dhe te dyt bashk ishin si shkatrrues te LDK-es
Por nese terheqim nji paralele nga QPK atehere del se Besiani kishte të drejt ta rrezoj qeverin e atyre që ia vran babajn e tij .
Thjesht në vitin 2000 kur u vra Xhemajl Mustafa kishim nji Qëveri të perkoshme dhe ajo qeveri e perkohshme kishte nji kryeminister dhe kishte ministra njejt sikur tani .
Meqë ju po pretendoni se Besiani ka faj qe nuk kishte ngrit zerin kunder Isa Mustafes.
Po ata ministrat e Qeveris së përkohshme qe ju tani po i perkrahi ata ministra le qe ne vitin 2000 nuk e ngriten zanin kunder vrasjeve politike por ata ministrat te QPK -es tani po dyshohen per vrasje politike dhe pikrisht per vrasjen e Xhemajl Mustafes .
Dhe tash ta sulmosh Besianin se ka mbroj Isa Mustafen dhe ti ti mbrosh vrasesisit e dyshuar te Haki Imerit dhe Xhemail Mustafes a nuk eshte kjo nji hipokrizi e lloit te vet