Ramush Haradinaj me një mesazh për Albin Kurtin

Aktuale

Ramush Haradinaj me një mesazh për Albin Kurtin

Nga: N. H Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kandidati për president, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta.

Kreu i AAK-së thotë se dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit.

Kurse, Haradinaj e ka vlerësuar të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, në Shqipëri.

Kujtojmë se Albin Kurtit për herë të parë edhe zyrtarisht pritet ta sfidojë Edi Ramën dhe partitë tjera në Shqipëri.

Ja shkrimi i tij:

Kosova sot, prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta, duke përfshirë këtu dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, që të vetmin përcaktim ka ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit të vendit e karakterit unitar të shtetit.

Dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit.

E konsideroj poashtu të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe druaj se, në mos për vetë pjesëmarrësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.

E pakta kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për tu përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat