Lirohet Agim Nuha, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të AZHB-së

Aktuale

Lirohet Agim Nuha, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të AZHB-së

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:21
Pamje nga aksioni i djeshëm i policisë

Është liruar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha që ishte arrestuar dje pas aksionit në Ministrinë e Bujqësisë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku ka dhënë edhe detaje të reja lidhur me të arrestuarit të tjerë.

“Personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, nga kjo bastisje e realizuar janë konfiskuar rreth 433,160 euro euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

Prokurori ka kërkuar paraburgim për 11 të arrestuarit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat