Arrest shtëpiak për të miturin që goditi me thikë një person në Prizren

Aktuale

Arrest shtëpiak për të miturin që goditi me thikë një person në Prizren

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor

Gjykata nëpërmjet një komunikate, thotë se me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të miturit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më 22 shkurt, në Prizren në afërsi të shkollës, fillimisht fjaloset me të miturin – të dëmtuarin, dhe pastaj i mituri L.K., e godet me thikë në krah të dëmtuarin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Kurse, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, ka refuzuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të miturit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, e cila do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 24.02.2021 do të zgjasë gjer më datën 25.03.2021 (përjashtimisht të miturit L.K., i lejohet që të largohet nga shtëpia për të ndjekur procesin mësimor, kurse mbikëqyrjen e kësaj mase do të bënë Policia e Kosovës).

Gjyqtarja për të mitur vlerëson se caktimi i paraburgimit për të miturin L.K., në rastin konkret është masë shumë e rëndë, ngase i mituri është i moshës së ri dhe hynë në kategorinë e të miturve të ri dhe caktimi i paraburgimit do të ishte jofunksional duke pasur parasysh edhe faktin që i mituri është nxënës i cili duhet ti ndjek mësimet në shkollën e mesme.

Prandaj është vlerësim i gjyqtares për të mitur se në rastin konkret me masën e arrestit shtëpiak do të arrihet mjaftueshëm prezenca e të mituri në procedurën përgatitore duke ia mundësuar edhe vijimin e rregullt në shkollë për të ndikuar pozitivisht në karakterin dhe personalitetin e të miturit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat