Çfarë po ndodhë në LDK? Nuk ndalen nga kampi i Lutfi Hazirit, përsëri i përgjigjen Avdullah Hotit

Aktuale

Çfarë po ndodhë në LDK? Nuk ndalen nga kampi i Lutfi Hazirit, përsëri i përgjigjen Avdullah Hotit

Nga: N. H Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 09:03
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mbrëmë ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet me Kujtim Shalën, një nga emrat e lakuar për kryetar të LDK-së.

Postimi i Hotit u komentua shumë, duke paralajmëruar Shalën si kandidatin e mundshëm për ta marrë kreun e LDK-së.

Hoti po shihet që haptas se po i jep mbështetje Shalës për ta marrë drejtimin e LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë.

Image

E, ky postim i Avdullah Hotit ka ngjallur jo pak reagime. Reagimet kryesisht po vijnë nga tabori i Lutfi Hazirit, edhe ky kandidat me potencial për t’u bërë kryetar i LDK-së.

Së fundi, një reagim ka ardhur edhe nga ish-ministri Imet Rrahmani, që ndryshe njihet edhe si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lutfi Hazirit.

Njëjtë si Hoti me Shalën, edhe Rrahmani ka publikuar fotografi me Hazirin dhe ka shkruar: “Mirëmëngjesi LDK-ista”.

Ja shkrimi i tij:

Image

Mirëmëngjesi LDK-ista!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat