Lajçak sot nis vizitën treditore në Kosovë

Aktuale

Lajçak sot nis vizitën treditore në Kosovë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:17
Mirosllav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit.

Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tashmë e ka konfirmuar se do të takohet me Lajçakun.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin e Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha Kurti dje gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat