Mustafa flet për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, tregon nëse e ka menduar dorëheqjen

Aktuale

Mustafa flet për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, tregon nëse e ka menduar dorëheqjen

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:09
Besian Mustafa

Besian Mustafa, ministër në detyrë i Bujqësisë, ka folur rreth arrestimeve të fundit në ministrinë që ai e udhëheqë. Ai ka thënë se ka bashkëpunuar me organet e ligjit për t’i zbuluar rastet korruptive me subvencione.

Ai është pyetur edhe nëse ka menduar dorëheqjen pas arrestimeve.

Mustafa ka thënë se nuk mban asnjë përgjegjësi për dallaveret në Ministrinë e Bujqësisë.

“Në fakt tash një vit kam punuar me ekipin tim që të zbulohen këto raste. Do të ishte e paimagjinueshme që në çfarëdo forme t’i fsheh këto me arsyetimin se po bëhemi horë. Mbaj përgjegjësi për punën që kam bërë dhe për suksesin që kam arritur. Puna jonë ka rezultuar me vënien në pah problemet që kanë ekzistuar që 10 vite”, ka thënë Mustafa në Kanal10.

Tutje Mustafa ka thënë se ka raste kur fermerët janë ankuar për mosdhënien e subvencioneve.

“Shihet se në një hallkë të këtij zinxhiri, diku duket të ketë patur probleme. Prandaj edhe është involvuar hetuesia”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat