Agim Veliu ia anulon një vendim të rëndësishëm Arban Abrashit

Aktuale

Agim Veliu ia anulon një vendim të rëndësishëm Arban Abrashit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:27
Agim Veliu

Të hënën ministri i Ministrisë së Inftrastrukturës, Arban Abrashi ka shkarkuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, e në vend të tij ka emëruar Zymer Avdullahun.

Por, ky emërim i tij nuk zgjati shumë, meqenëse, sot i njëjti është shkarkuar.

Në vendimin i nxjerr nga Agim Veliu, Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryesues i Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, është anuluar vendimi i djeshëm me të cilin Avdullahu është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, duke e konsideruar si akt administrativ të paligjshëm.

Në këtë vendim thuhet se në bazë të legjislacionit në fuqi “nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese lirohen nga detyra me vendim të Qeverisë, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e administratës shtetërore”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat