LDK del me një komunikatë: Ja çfarë u bisedua në takimin Mustafa-Lajçak – përmendin njohjen reciproke

Aktuale

LDK del me një komunikatë: Ja çfarë u bisedua në takimin Mustafa-Lajçak – përmendin njohjen reciproke

Nga: N. H Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:20
Mustafa dhe Lajçak

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka zbuluar detaje nga takimi i kryetarit në largim të LDK-së, Isa Mustafa, me të dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas kësaj kumtese, Mustafa në takim e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin dhe e ka njoftuar rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

Kurse, bëjnë me dije për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm.

Ja komunikata e plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoj rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm.

Ndërsa, orientimi ynë mbetet ruatja dhe kultivimi i parneritetit me aleatët tonë perendimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat