Kosova me më së paku raste të vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me shtetet e Ballkanit

Aktuale

Kosova me më së paku raste të vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me shtetet e Ballkanit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Kosova ka 2.72 % të vdekjeve nga COVID-19, sipas qendrës për parandalim dhe kontrollim të sëmundjeve.

Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve ka bërë publike një grafik përmes së cilës ka bërë të ditur përqindjet e shteteve të cilat kanë më së shumti vdekje nga COVID-19.

Kosova është radhitur e para, që i bie se situata me numrin e vdekjeve me coronavirus në vendin tonë është dukshëm më i ulët në krahasim me shtetet tjera.

Shqipëria është radhitur e shtata në këtë grafik, me 7.2 % të vdekjeve në 1000 banorë.

Mali i zi është shteti me përqindjen më të lartë sa i përket vdekjeve nga coronavirusi, 18%.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat