Për herë të parë deputete në Kuvend, Statovci: Ju falënderoj të gjithëve që besuat tek unë në këtë rrugëtim timin të ri politik

Aktuale

Për herë të parë deputete në Kuvend, Statovci: Ju falënderoj të gjithëve që besuat tek unë në këtë rrugëtim timin të ri politik

Nga: A.SH Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:17
Jeta Statovci dhe Vjosa Osmani

Jeta Statovci nga lista e Vjosa Osmanit për herë të parë do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se edhe njëherë, populli dha prova të qarta të pjekurisë politike, demokratike dhe të dashnisë së madhe për vendin duke dëshmuar se e njeh, e kupton dhe e vlerëson mekanizmin e rëndësinë e votës.

“Përulësisht ju falenderoj secilën e secilin që besuat tek unë në këtë rrugëtim timin të ri politik”, ka shkruar Statovci në Facebook.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Erdhëm në fund të një procesi zgjedhor në Republikën tonë, ku populli i Kosovës, edhe njëherë, dha prova të qarta të pjekurisë politike, demokratike dhe të dashnisë së madhe për vendin duke dëshmuar se e njeh, e kupton dhe e vlerëson mekanizmin e rëndësinë e votës. Kosova, populli i Kosovës e në mënyrë të veçantë mërgata jonë në këto zgjedhje ka votuar, vlerësuar, gjykuar, ndëshkuar e shpërblyer në një mënyrë unike për Ballkanin perëndimor duke i dhënë demokracisë një karakter vibrantë dhe duke vendosur standarde të larta të llogaridhënies.

Të dashur qytetarë, miq, kolegë familjarë e aktivistë politik,

Jam e lumtur të ju njoftoj se në bazë të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, unë jam besuar nga ju me votën tuaj për të qenë deputete në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përulësisht ju falenderoj secilën e secilin që besuat tek unë në këtë rrugëtim timin të ri politik. Ka qenë e jashtëzakonshme përkrahja që kam marrë nga familja, kolegët e shoqëria ime. Ka qenë mbresëlënës dhe e paharrueshme vlerësimi maksimal që kam marrë gjatë fushatës nga qytetarët, sidomos nga të rinjët, për paraqitjet programore të koalicionit tonë që më janë besuar mua. Shtrirja horizontale e votës, cep më cep të territorit të Republikës, është një kënaqësi e madhe e dëshmi e një vote të dhënë me besim e vlerësim të pa ndikuar. Faleminderit nga zemra.

Falenderoj udhëheqësen e Listës, Presidenten e Republikës, gruan e pathyeshme e frymëzuese znj. Vjosa R. Osmani për përkrahjen që më ka dhënë.

Falenderoj kryeministrin, z. Albin Kurti, për përkrahje, korrektësi e bashkëpunim.

Falenderoj kolegët e Listës për bashkëpunim korrekt e të paparë deri më sot.

Falenderoj strukturat e Shtabin Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, partnerit tonë në Listën e përbashkët për korrektësinë e treguar e organizimin e jashtëzakonshëm të fushatës.

Jam dhe do të jem çdo ditë e orë përgjegjëse për arsyet e përkrahjes dhe fitores tonë. Do të bëjmë krejt çka është e mundur për të justifikuar këtë besim.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat