Nuk është vetëm Vjosa Osmani, ja kandidati që shënoi rritjen më të madhe të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Aktuale

Nuk është vetëm Vjosa Osmani, ja kandidati që shënoi rritjen më të madhe të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Nga: M.H Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar kandidatët që kanë pasur rritje të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Cakolli përmendi Konjufcën i cili ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, përcjell “Bota sot”.

Ai gjithashtu përmend kandidatët që patën rënien e tyre krahasuar me zgjedhjet e fundit, e që del të jetë janë Ramush Haradinaj - me 34,757 vota më pak - dhe Anton Quni - me 16,891 vota më pak.

Postimi i plotë

Ndonëse Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar e këtyre zgjedhjeve, kandidati që ka shënuar rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit është Glauk Konjufca. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Ndërsa, kandidatët me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit janë Ramush Haradinaj - me 34,757 vota më pak - dhe Anton Quni - me 16,891 vota më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat