Kurti: Gjatë qeverisjes, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjmë një muze për krimet e luftës

Aktuale

Kurti: Gjatë qeverisjes, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjmë një muze për krimet e luftës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 09:45
Tinka Kurti

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti në një intervistë për Euronews Albania  theksoi se për dekada me radhë populli i Kosovës kërkon drejtësi për fatin e të pagjeturve, për viktimat që u shkaktuan gjatë luftës mes të cilëve kishe edhe gra edhe fëmijë.

Kurti tha sa të gjitha këto kërkesa janë bërë bashkë me Lëvizje vetëvendosje, për t’i adresuar pranë organeve përkatëse këto kërkesa të artikuluar më së shumit nga familjarët e viktimave. Një prioritet për Lëvizjen Vetëvendosje gjatë qeverisjes do të jetë edhe ngritja e një muzeu për krimet e luftës

“Një prej çështjeve që do të bëjmë është edhe muzeu i krimeve të luftës, është e pabesueshme që deri më tani kanë kaluar 22 vite dhe nuk kemi asnjë muze, as këtë që e kemi pasur në dorë”- u shpreh anëtarja e kryesisë së LVV-së

Ndërkaq Kurti tha se mungon adresimi dinjitoz institucional dhe kërkesa për drejtësi, ndërsa shton kjo partise kanë pasur një qasje ndryshe gjatë kohës kur kanë qenë në opozitë për ti mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-ës dhe se kjo do të reflektohet edhe në qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat