ASK publikon raportin, Qeveria e Kosovës shpenzoi 817 milionë euro për tre muaj

Aktuale

ASK publikon raportin, Qeveria e Kosovës shpenzoi 817 milionë euro për tre muaj

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:03
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, në tre muajt e fundit të vitit 2020, ka shpenzuar gjithsej 817.1 milionë euro.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes raportit të llogarive të Qeverisë së Kosovës në bazë tre mujore.

ASK-ja ka njoftuar se shuma e të hyrave të Qeverisë së përgjithshme, ishte 703.2 milionë euro, teksa u shpenzuan 817.1 milionë euro për tre muaj.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat