Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, reagon Ministri i Drejtësisë

Aktuale

Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, reagon Ministri i Drejtësisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:07
Selim Selimi

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë, duke thënë se kjo dëshmon përkushtimin e Prokurorisë që të godasë krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selimi ka thënë se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit.

“Arrestimi i sotëm i tetë zyrtarëve policorë dëshmon përkushtimin e Prokurorisë që të godasë krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë Policinë e Kosovës.

Krenar me Prokurorinë dhe Policinë, të cilët i inkurajoj që hetimin ta çojnë deri në fund dhe të gjithë të përfshirët në kryerje të veprave penale të sillen para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit”, ka shkruar Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat