Kurti takon ambasadorin e Japonisë: Prioritet yni është mbështetja e të rinjve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë

Aktuale

Kurti takon ambasadorin e Japonisë: Prioritet yni është mbështetja e të rinjve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti sot ka takuar ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori ku biseduan për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve si dhe prioritet e ardhshme të qeverisë së re.

Përmes një njoftimi, thuhet se qeveria e ardhshme Kurti krahas përballjes me pandeminë, punësimit dhe drejtësisë, ka prioritet edhe mbështetjen e të rinjtë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

“Deri më tani me një mbështetje të vogël, e në pjesën më të madhe të munguar nga shteti, rinia jonë ka demonstruar një talent të lartë e të çmueshëm në ndërmarrësi dhe teknologji.

Ne jemi të interesuar që ata të kenë sa më shumë hapësirë e mundësi”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat