Mbi 13 milionë veta kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Aktuale

Mbi 13 milionë veta kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:10
Prekaz

Numri i vizitorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” i njohur edhe si Kompleksi Memorial i Lagjes Jashari ka tejkaluar shifrën mbi 13 milionë veta.

Deri më tani 13 milionë vizitorë janë regjistruar në librin e kujtimeve.

Këtë e ka konfirmuar Bekim Jashari.

Në emër të familjes Jashari, ai ka falënderuar edhe një herë të gjithë ata që gjatë ditëve të “Epopesë së UÇK-së” po vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jasahri”, në Prekaz.

“Falënderues për të gjithë ata vizitor, e që janë miliona vizitor që sipas librit deri më tani, të atyre që janë shënuar ka kaluar shifrën e 13 milionë vetave e lëre më që përqindja më e madhe e tyre nuk janë shënuar në librin e shënimeve”, ka thënë Jashari.

Ai ka adresuar një falënderim për qytetarët që sipas tij nuk e la vet asnjëherë këtë familje.

“Dua t’i falënderoj të gjithë si shqiptarët si të huajt pa dallim etnie që e kanë vizituar këtë vend e në veçanti për popullin tonë që nuk na kanë lanë vetëm”, ka thënë Jashari.

Po ashtu ai ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm që për shkak të pandemisë t’i respektojnë masat, distancën që të mos ketë ndonjë shqetësim pas Epopesë në përhapje të virusit COVID 19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat