Ndërpriten punimet në vendin ku u rrënuan kazinotë në Karaçevë

Aktuale

Ndërpriten punimet në vendin ku u rrënuan kazinotë në Karaçevë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Ndërpriten punimet në vendin ku u rrënuan kazinotë në Karaçevë

Në Karaçevë, në vendin ku kohë më parë u rrënuan kazinotë ilegale, filluan sërish ndërtimet, ndërtime këto të cilat nuk kishin leje nga autoritetet lokale.

Pikërisht për këtë arsye, të mungesës së lejes së ndërtimit, sot Inspekotrati i Komunës së Kamenicës, bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërprerë punimet.

Këtë e ka bërë të ditur drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit të Komunës së Kamenicës, Zotrim Kastrati.

“Janë ndërprerë punimet të ndërtimeve në Karaçevë, kjo për shkak se nuk kanë leje ndërtimi”, tha Kastrati.

Kujtojmë që kazinotë ilegale u rrënuan më 19 shtator të vitit të 2020, në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat