Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së akuzon direkt Thaçin: Është organizator i kësaj vrasje makabre

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së akuzon direkt Thaçin: Është organizator i kësaj vrasje makabre

Nga: P.R Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:03
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Në trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit. E përmes një postimi në facebook, familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, duke uruar ditën e mësuesit, ka kujtuar edhe anëtarin e tyre, i cili kishte qenë kujdestar i Hashim Thaçit, ish president i Kosovës.

“Sot është 7 marsi dita e mësuesit. Është edhe dita e mësuesit dhe kujdestarit të klasës së Hashim Thaçit. Mësuesit të Gjuhës angleze Haki Imeri, i cili u kidnapua dhe ekzekutua nga persona që ishin anëtar të SHIK-ut”, shkruan familja Imeri.

Ata e akuzojnë Hashim Thaçin si organizator të vrasjes së Haki Imerit.

“Organizatori i kësaj vrasje makabre është Hashim Thaçi. Vrasja është puro politike dhe besojmë shumë se Gjykata Speciale do të sjellë drejtësi për këtë rast dhe raste tjera të vrasjeve politike”, shkruan familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat