Kandidati i LDK-së për deputet sjell dëshmi që janë vjedhur votat – ka një kërkesë urgjente

Aktuale

Kandidati i LDK-së për deputet sjell dëshmi që janë vjedhur votat – ka një kërkesë urgjente

Nga: N. H Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:09
Lidhja Demokratike e Kosovës

Pas skandalit për vjedhje të votave nga bashkëshorti i kryediplomates, Meliza Haradinaj-Stublla, kandidatët e partive të ndryshme janë duke paraqitur shqetësimet dhe ankesat e tyre.

Ngjashëm del ta ketë përjetuar edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Hoti, përcjell “Bota sot”.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka sjellë dëshmi se si i janë vjedhur votat.

Ai thotë se për të kjo është e papranueshme dhe përtej saj, KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve, andaj ai kërkon që rinumërim të votave.

Ja shkrimi i tij:

Image
Visar Hoti

SKANDALET NË QNR NUK KANË TË NDALUR;

Vetëm në kutinë 1815E/01R më janë tjetërsuar 44 vota, ku edhe përkundër ankesës sime që e kam bërë në PZAP, sot morra përgjigjen se ankesa më është refuzuar për shkak se gjoja nuk paskam ofruar dëshmi të mjaftueshme. E çfarë dëshmishë tjera duhet me ju ofru këtyre, Formulari i Rezultateve të Kandidatëve (shih foton) dëshmon se në këtë vendvotim kam pasur 48 vota. Ankesës i kam bashkangjitur edhe deklaratat e komisionerëve se kam pasur po këtë numër të votave në këtë kuti, ndërsa në rezultatet preliminare të KQZ më figurojnë vetëm 4 vota.

Kjo është e papranueshme dhe përtej saj, KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve, prandaj RINUMRIMI i votave është i pashmangshëm nëse duam që procesi të mbyllet fer.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat