Vendi që bëri bashkë Kurtin, Vjosa Osmanin, Dardan Molliqajn dhe djalin e Hashim Thaçit

Aktuale

Vendi që bëri bashkë Kurtin, Vjosa Osmanin, Dardan Molliqajn dhe djalin e Hashim Thaçit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:21
Albin Kurti

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, e Saranda Bogujevcin, u takuan mëngjesin e së dielës.

Mbrojtja e afërt shtetërore ka zënë vendin.

Kjo pasi brenda ketij lokali ne kryeqytet, gjenden politikanët të cilët i fituan zgjedhjet e 14 shkurtit, e synojnë pozitat më të rëndësishme në institucionet e vendit.

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, e Saranda Bogujevci, u takuan mëngjesin e së dielës në këtë lokal.

Video nga minuta 10:00:

E pas gati dy orëve, i pari që doli nga këtu, ishte kreu i VV-së dhe  Allbin Kurti.

Ky tregoi së për cfarë u diskutua në këtë takim.

Kurti po ashtu tha, se deri te formimi i qeverisë Kurti 2, ka mbetur vetëm cështje procedurash.

Gjatë kohës sa Vjosa Osmani, Albin Kurti e të tjerët po qëndronin brenda, aty u pa edhe djali i ish Presidentit Thacci, Endriti.

Ndersa pak më vonë erdhi edhe ai që dikur ishte pjesë e partisë së Kurtit, tash kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Por ai mohoi se e takoi Kurtin e Osmanin.

E takimin me ta, me një përgjigjje interesante e mohoi vetë Kurti.

Ndërkohë e fundit nga këtu, doli ajo që e mbanë dhe synon postin e presidentes, Vjosa Osmani.

Kjo tregoi se cfarë biseduan me Kurtin.

Sipas rregullorës së Kuvendit të Kosovës, mbledhja konstituive e legjislaturës së Kuvendit, bëhët brenda afatit prej tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat