Vajza e ish deputetit të PDK-së bëhet diplomate në Berlin

Aktuale

Vajza e ish deputetit të PDK-së bëhet diplomate në Berlin

Nga: H.O. Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:10
Bislim Zogaj me vajzen, Shtrojera

Bislim Zogaj, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, përmes një njoftimi në Facebook ka lajmëruar se vajza e tij do të jetë diplomate në Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Vajza e tij Shtrojera Zogaj, është angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme si diplomate në këtë ambasadë.

“Përkushtimi yt ndaj vendit, përgatitja jote akademike dhe atdhedashuria që tani më janë ngulitur në shpirtin tënd, besoj që do të të bëjnë ta prezantosh Kosovën në mënyrën më të mirë dhe më të dinjitetshme”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

 

Vajza ime e dashur, Shtrojera!

Jam i sigurt që detyra që t’u ka besuar nga Ministria e Punëve të Jashtme si diplomate në Ambasadën e Kosovës në Berlin, në një nga qendrat kryesore të vendimmarrjes për të ardhmen e Kosovës, do ta kryesh me sukses dhe nderë.

Përkushtimi yt ndaj vendit, përgatitja jote akademike dhe atdhedashuria që tani më janë ngulitur në shpirtin tënd, besoj që do të të bëjnë ta prezantosh Kosovën në mënyrën më të mirë dhe më të dinjitetshme.

Të priftë e mbara, shpirti i babit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat