Kush janë kandidatët për deputetë që po kërkojnë rinumërim të votave

Aktuale

Kush janë kandidatët për deputetë që po kërkojnë rinumërim të votave

Më: 9 mars 2021 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Disa kandidatë për deputetë po kërkojnë rinumërim të votave.

Sipas Jetlir Zyberajt nga AKR,  dokumentet e paraqitura për keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve nuk janë marrë paraqysh nga PZAP. Zyberaj, që ishte kandidat për deputet në Listën e LDK-së, thotë se ka edhe dëshmi që votat e tij dhe anëtarëve të tjerë, janë vjedhur e manipuluar.

Megjithatë, PZAP, duket se asnjë nga këto dëshmi nuk i morri parasysh. Ato u konsideruan si të pa baza.

Po ashtu të papranueshme u cilësuan edhe ankesat e kandidates së LDK-së, për deputete Lirie Kajtazi. E njëjta, të hënën i është drejtuar Gjykatës Supreme.

PZAP e ka cilësuar të pranueshme ankesën e kandidates për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj. Gjergjaj ka kërkuar rinumërim të votave me kusht dhe atyre nga diaspora .

PZAP-ja e ka pranuar ankesën dhe ka urdhëruar të rinumërohen votat vetëm për kandidatët e AAK-së. Megjithatë ankesat e meliza Haradinajt, nuk u pranuan nga PZAP. Kërkesa e saj për rinumërim të disa votave në komunën e Dragashit, u refuzua.

Por,  një ankesë tjetër u konsiderua si e bazuar. Bëhet fjalë për kandidaten tjetër Albena Reshitaj, nga AAK. Kjo e fundit ka kërkuar rinumërim të votave të saj në vendvotimin 2404A/01R në Suharekë

E ankesa për vjedhje votash ka pasur edhe nga kandidatët e Lëvizjës Vetëvendosje, që doli si partia fituese. Arbëreshë Kryeziu Hyseni, pretendoi se  që votat e saj që në total janë i janë përshkruar kandidatit tjetër të VV-së, Arbër Rexhaj.

Ankesa për parregullsi patën edhe kandidati për deputet Petrit Hajdari nga Pdk si dhe Faton  Bislimi nga LDK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat