Djali i deputetit të vrarë të LDK-së ka një mesazh para 14 Marsit: Jo ndërrim mbiemrash, por...

Aktuale

Djali i deputetit të vrarë të LDK-së ka një mesazh para 14 Marsit: Jo ndërrim mbiemrash, por...

Nga: P.R Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:13
Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e saj zgjedhor më 14 mars, ku pritet të zgjedh kryetrarin e ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës, pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri më tani Anton Quni, Lutfi Haziri, dhe Lumir Abdixhiku kanë shpallur kandidaturën për kryetar.

E një mesazh në prag të 14 marsit, e ka dhënë edhe Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

“*Mendësi e re , jo ndrrim mbiemrash. Fare s’ka t’bëjë mosha. Mendësia e re - SECILI INDIVID meriton respektin dhe trajtimin. Së pari falënderimi për besimin e mbetur. Dorëzoju me sinqeritet këtij besimi. Jep prova (me sinqeritet) për me vazhdu besimi. Puno me sinqeritet për me e rritë besimin. Me secilin individ”, ka shkruar Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat