Momenti kur ushtarët e FKS ia japin ndihmën e parë të plagosurve nga tentim grabitja te Badovci

Aktuale

Momenti kur ushtarët e FKS ia japin ndihmën e parë të plagosurve nga tentim grabitja te Badovci

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:53
Foto

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Si pasojë e të shtënave me armë nga persona të dyshuar të plagosur kanë mbetur dy persona.

Derisa automjeti që po transportonte paratë e njërës prej bankave në Kosovë, grabitësit kanë ndaluar dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.

Media ka publikuar video nga momenti kur ushtarët e FSK-së ua dhanë ndihmën e parë të plagosurve: 

Policia ka gjetur të djegur, kamionetën e cila është përdorur për tentim-grabitjen në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Në raportin e policisë, thuhet se kamioneta është gjetur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Pas kësaj nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se viktima janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa kamioneta të cilën e kishin përdorur të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave”, u tha nga policia.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe nga Prokuroria e Shtetit, por që nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat