Hadergjonaj kujton Sabahate Tolajn dhe Isuf Haklajn: Koha nuk e shuan krimin

Aktuale

Hadergjonaj kujton Sabahate Tolajn dhe Isuf Haklajn: Koha nuk e shuan krimin

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 20:14
Homazhe në 23-vjetorin e vrasjes së Sabahate Tolajt dhe Isuf Haklajt.

23 vjet më parë u vranë pabesisht Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët luftuan për lirinë e vendit dhe vazhduan t’i shërbenin Kosovës edhe pas përfundimit të luftës.

Në 23-vjetorin e vrasjes së tyre, janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre, në prani të familjarëve, stafit drejtues të Betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve, zyrtarëve policorë e shtetërorë dhe qytetarëve.

Përmes një postimi, deputet i LDK-së, Fadil Hadergjonaj ka kujtuar sakrificën e tyre, duke theksuar se çmimi i lirisë së Kosovës është paguar me gjakun e bashkëluftëtarëve.

Ai ka rikujtuar se nderimi për ta nuk duhet të mbetet vetëm simbolik, por të shoqërohet edhe me kërkesën për drejtësi.

“Ne e dimë çmimin e lirisë, sepse e paguam me gjakun dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve tanë. Prandaj, kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por edhe obligim për të kërkuar drejtësi.

23 vjet pa drejtësi janë 23 vjet padrejtësi!

Koha nuk e shuan krimin dhe as nuk e zbeh përgjegjësinë për zbardhjen e tij”, ka shkruar Hadergjonaj.

Në fund, ai ka theksuar se sakrifica dhe idealet e Sabahate Tolajt dhe Isuf Haklajt do të mbeten të paharruara, ndërsa vendi i tyre në historinë e Kosovës do të jetë i përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat