E “zbulon” Astrit Gashi: Kandidati për kryetar të LDK-së po bën fushatë linçuese ndaj Besian Mustafës

Aktuale

E “zbulon” Astrit Gashi: Kandidati për kryetar të LDK-së po bën fushatë linçuese ndaj Besian Mustafës

Nga: N.Sh Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:46
Astrit Gashi

Analisti politik, Astrit Gashi po pretendon se një kandidat për kryetar i LDK-së, po bën fushatë linçuese kundër Besian Mustafës, i cili është kandidati i katër që synon të marr postin e kësaj partie.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo po bëhet pas një takimi që Mustafa e ka pasur me njërin prej kandidatëve për kreun e LDK-së, të cilit nuk ia ka përmendur emrin.

Sipas tij, kjo fushatë është shenjë e pastër e nj gare të cilën e quan jo fer.

Postimi i plotë:

Fakt: Fushata linçuese ndaj Besian Mustafës, sot, gjatë tërë ditës është orkestruar nga njeri nga kandidatët për Kryetar të LDK.

Nuk e di çfarë paska shkuar keq në një takim frik mes këtyre të dyve, që përflitet të ketë ndodhur.

Nuk kam naj vlerësim të veçantë ndaj Besianit, por fushata linçuese ndaj tij është shenje e pastër e një gare qysh tani jo fer në LDK!

Nëse një dorë e fshehtë e paska shty në garë Besianin, cilat duar të tilla i paskan shty në garë kandidatët e tjerë?

Mentalitet primitiv ky që po shpërfaqet në këtë rast!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat