Flet axha i 16 vjeçarit që vdiq nga Covid19/ Që dy javë ishte me oksigjeno terapi

Aktuale

Flet axha i 16 vjeçarit që vdiq nga Covid19/ Që dy javë ishte me oksigjeno terapi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:27
Ilustrim

Si pasojë e infektimit me Covid19 sot ka ndërruar jetë 16  vjeçari  Blend Bislimi.

Ai kishte 2 javë që ishte diagnostikuar me këtë virus dhe po merrte trajtimin në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Për rastin e tij ka folur axha i të ndjerit, Kadri Bislimi.

Ai ka treguar  se si nipi I tij po trajtohej fillimisht në Viti e që më pas ishte referuar për në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“E kemi dërgu në Viti, mjekët thanë ta dërgojmë në Gjilan aty edhe ku ia bën testin dhe rezultoj pozitiv. Ai dy javë ka qëndruar me oksigjeno terapi”, tha Bislimi.

Ai tutje ka treguar se kontrollet dhe trajtimi që i bën mjekët ka qenë për çdo lëvdatë dhe se ata si familje janë shumë të kënaqur, por se edhe një sëmundje tjetër që kishte që nga lindja Blendi ia bëri të pamundur ta mposhtë këtë virus.

Bislimi ka bërë të ditur se janë edhe katër anëtar të familjes së tij që janë të prekur me virusin korona por se gjendja e tyre është stabile.

“Janë edhe  4 anëtarë të tjerë të infektuar. Janë duke u trajtuar me terapi. Edhe Blendi ka pas terapi por se ka pas telashe të veta të lindjes e pastaj kur i ra virusi, e bëri të vetën”, theksoi ai me plotë emocione.

Blendi pas vetës ka lënë edhe tre vëllezër dhe prindërit, ndërsa axha I tij ka porositur të gjithë që të respektojnë masat e distancën, me lutjen që ky virus të kalojë sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat