Sekretari i PDK-së nuk e kupton letrën e dërguar nga Kurti e Osmani   

Aktuale

Sekretari i PDK-së nuk e kupton letrën e dërguar nga Kurti e Osmani   

Nga: A.M. Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:22
Betim Gjoshi

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente të vendit, Vjosa Osmani i kanë dërguar letra krerëve të partive politike.

Qëllimi i këtyre letrave është diskutimi për çështjen e presidentit.

Kjo letër i ka shkuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës, përkatësisht Enver Hoxhajt.

Këtë letër e ka publikuar sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.

Gjoshi në postimin e tij në Facebook, ka treguar se çfarë nuk ka kuptuar nga letra e dërguar nga Kurti e Osmani.

Postimi i plotë:

Në formatin 1+1, kush nuk merr pjesë në takim? I ftuari? Kurti apo Osmani? ?

Se këtu në letër dy veta po e ftojnë një tjetër, e 2+1 me duket bëjnë 3.

Image
Letra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat