Vjen reagimi nga Dardan Stublla, tregon a e ka kërcënuar Albana Bytyqin

Aktuale

Vjen reagimi nga Dardan Stublla, tregon a e ka kërcënuar Albana Bytyqin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 23:27
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Dardan Stublla

Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-kandidatës për deputete të AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes Albana Bytyqi, e cila ka thënë se ka marrë një mesazh kërcënues nga ai.

Përmes një statusi në Facebook, Stublla ka thënë se në asnjë formë direkte as indirekte nuk ka kërcënuar askënd.

“Reagim publik ndaj shpifjeve të Albana Bytyqit. Në vazhdën e shantazheve ndaj meje dhe familjes sime, sapo lexova një shkrim në njërën nga portalet se znj.Albana Bytyqi më akuzon se gjoja ka pranuar mesazh kërrcënues nga unë!!! Unë në asnjë forme direkte apo indirekte nuk kam kërrcnuar askënd e aq më pak znj në fjalë e cila po shpif për mua”, ka shkruar Stublla.

Tutje, ai iu ka bërë me dije se nesër do t’i kërkojë ndihmë Ambasadës Britanike, për siç thotë ai, “shantazhet që po më bëhen nga grupet kriminale dhe nga znj. Albana Bytyqi”.

Stublla, gjithashtu iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta marrin me seriozitet kanosjen që po ju bëhen familjes së tij.

“Kam filluar që mos ti besojë policisë dhe prokurorisë për arsyje të mos veprimit, nesër do të i drejtohem Ambasadës Britanike meqë jam shtetas, të kërkoj ndihmë për shantazhet që po më bëhen nga grupet kriminale dhe nga znj. Albana Bytyqi. Thërras organet e rendit të marrin me seriozitet këtë kanosje ndaj meje dhe familjes sime”, ka shkruar Stublla.

Ndryshe, deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka deklaruar se ka pranuar mesazhe kërcënuese nga Dardan Stublla, bashkëshorti i ish-ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat