Edhe Tërmkolli e Borovci arrijnë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

Aktuale

Edhe Tërmkolli e Borovci arrijnë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:35
LDK

Melihate Termkolli dhe Hazir Borovci kanë arritur në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, i cili do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Në garën për të parin e LKD-së, janë katër kandidat, Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.  

Përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë sot nëse vlerësojnë delegatët.

Këto zgjedhje po mbahen pasi kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke u renditur si partia e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat