Mesazhi me kod i zyrtarit të LDK-së: Sot është më lehtë se dikur

Aktuale

Mesazhi me kod i zyrtarit të LDK-së: Sot është më lehtë se dikur

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:54
Bajram Gecaj

Lidhja Demokratike e Kosovës po e mban sot Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i partisë.

Kandidatët për këtë pozitë janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Lidhur me këtë Kuvend, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka bërë një postim në Facebook.

Ai ka shkruar në postimin e tij në thënie të Nënë Terezë, si dhe ka thënë se sot është më lehtë se dikur.

Por, për çfarë është fjala, si duket kjo do të kuptohet pasi të zgjidhet kreu i LDK-së.

Postimi i plotë:

“E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka arritur ende. E kemi vetëm të sotmen. T’ia fillojmë.”

 Nënë Tereza  

... sot është më lehtë se dikur! ✌

Image
Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat