Eskalon vëllai i Lutfi Hazirit me akuza të rënda për Anton Qunin

Aktuale

Eskalon vëllai i Lutfi Hazirit me akuza të rënda për Anton Qunin

Nga: N. H Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:04
Anton Quni dhe Lutfi Haziri

Anton Quni u tërhoq papritur sot nga gara për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo ndodhi krejt pak orë para fillimit të Kuvendit zgjedhor. E, kjo tërheqje e Qunit ka bërë që të ngirtën reagime të ndryshme.

Lidhur me këtë, një reagim të ashpër e ka bërë vëllai i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Amir Haziri.

Vëllai i ish-kandidatit për kryetar të LDK-së përmes një shkrimi në Facebook, pa përmendur emrin ka “goditur” në distancë Anton Qunin.

Ai duke aluduar në Qunin, ka thënë se, “Ish kon mirë edhe unë me shku me luftu me pare, me pas mundësi me vendos për shtet”.

Image

Njëjtë sikurse vëllai i Hazirit, kështu Qunin e kishte akuzuar një kohë edhe ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. Ish-presidenti atë botë kishte thënë se Quni është frikacak dhe mercenar.

Kujtojmë se sot kryetar i ri i LDK-së u zgjodh Lumir Abdixhiku, pasi Anton Quni u tërhoq nga kandidatura e tij për kryetar të partisë.

Pas zgjedhjeve të brendshme, Quni tha se këtë vendim e mori për t’i hapur rrugë frymës së re brenda subjektit politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat